shqiptarizmi
  FAIK KONICA
 

FAIK KONICA

(1875-1942)

Mjeshtri I fjalës shqipe , Faik Konica , është nismëtari I modernitetit shqiptar që kërkoi e zbatoi një model të ri të kulturës shqiptare. Ai nuk e mbështeti nacionalizmin e tij në himnizimin e përmallshëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, porn ë pastrimin e kulturës vendëse nga ndikimet e huaja negative.

Faik Konica lindi më 15 mars 1875 në Konicë, në Jug të Shqipërisë . Aty ai mori mësimet e para, që I vijoi për pak kohë te jezuitët në Veri, në Shkodër. Më pas u shkollua në shkollat franceze në Lindje, në Stamboll. Në Dizhon dhe në Paris ndoqi studimet për filozofi. Ai fitoi disa konkurues, duke u nderuar me çmime për aftësinë e tij intelektuale jo të zakonshme. Më 1912 u diplomua për letërsi në Univerzitetin e Harvardit të SHBA. Ai mësoi gjithnjë dhe thoshte vetë se ishte një student I përjetshëm. Konica mbahet si një nga njerëzit më të ditur të këtij shekulli. Rruga e tij shkollore e jetësore tregon se ai e njohu Shqipërinë nga Jugu në Veri dhe shkoi gjithnjë prej Lindjes në Perëndim. Kjo është rruga e zhvillimit të tij kulturor.

Konica ka zhvilluar veprimtari të jahtëzakonshme kulturore e atdhetare me botimin e revistave Albania e Trumpeta e Krujës, me themelimin e shoqërisë Vatra dhe me redaktimin e gazetës “Diellit në Amerikë”. Mirëpo, vlera më e madhe e punës së tij është bindja se kombi nuk ndërtohet pa vetëdijen për identitetin e tij.  Prandaj bëri përpjekje të mëdha për krijimin e alfabetit të përbashkët, për krijimin e normës së gjuhës së përbashkët të shkrimit dhe për kundërshtimin e kulturave të mbyllura krahinore sin ë nivel të krijimtarisë asdhtu edhe të propagandës kombëtare.

Albania, revista e famshme e Konicës (1897-1909, Bruksel-Londër), ndoshta dhe kryevepra e tij, botoi autorët e brezit të tij duke u bërë e njohur të shqiptarët, por edhe te të huajt. Ajo trajtonte probleme dhe çështje themelore shqiptare , që nga ato  kombëtaret e politiket deri në ato gjuhësoret e letraret.

Konica mori pjesë dhe në jetën politike shqiptare: u zgjodh kryetar në kongresin e Trieshtës (1913), ku kundërshtoi copëtimin e Shqipërisë; ishte antëar I Qeverisë së Vidit dhe u emërua ambasador I Shqipërisë në SHBA deri në vdekje. Ia pa sherrin politikës si shumë shkrimtarë shqiptarë.Ai vetë mendonte se s’duhet të hidhërohet njeriu, kur humb në lojën politike (për Nolin). Por e pësoi dhe vetë; veprimtariae tij politike dhe letrare nuk u kuptua gjatë regjimit komunist.

Tragjizmin e shqiptarit të devotshëm , të mërguar jasht atdheut, e shpreh mjaft qartë testamenti I tij drejtuar Nolit e Lame Kodrës.

“ Të nderua zotërinj !

Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu,nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im I vogël dhe të gjihtë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë mënjanë edhe hargjimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për 22 metra vend në Shqipëri. Mbyll sytë se ju I nderuari Noli dhe jut ë nderuar shqiptarë e ti Lamja im e Vogël në Paris do të ma kryeni këtë amanet.”

Kjo ishte testamenti I lënë nga Faik Konica…

 
  Today, there have been 10 visitors (22 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free