shqiptarizmi
  REXHEP VOKA
 

Një vit pas vdekjes së simbolit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare Naum Veqilharxhit (1767-1846). U lind në Shipkovicë të Tetovës, shkrimtari, dijetari dhe teologu i shquar, Rexhep Voka (1847-1917). Për jetën dhe veprën e këtij atëdhetari të shtrenjte, që përmes librave te tij dha kontribut për hapjen e shkollave shqipe dhe pregatitjen e terenit për konsolidimin e shtetit shqiptar, kanë shkruar nje varg autorësh shqiptarë, ndër të cilët Hasan Kaleshi, Petro Janura, Ali Vishko, Vehap Shita, Havzi Mustafa etj.Në bazë te studimeve të tyre shkencore dimë se R.Voka ka kryer studimet në gjuhën turke, për t'iu kthyer bashkëkombasve të vetë shqiptarë, të cilët i këshillonte që të arsimohen, të njohin dhe respektojnë kombin e vet dhe veteveten.

Më 1868 regjistrohet në Fakultetin Islamë të Stambollit, ku punoi edhe si profesor pas kryerjes së studimeve. Me 1895 kthehet në Tetovë, për t'iu përkushtuar çështjes kombëtare shqiptare. Me 1903 emërohet myfti i vilajetit te Manastirit dhe ndërlidhet aktivisht "me lëvizjen kulturore dhe politike te Rilindjes Kombëtare Shqipëtare". Pas dy vjetësh, merr pjesë në Kongresin Panshqiptar te Bukureshtit. Qe nga viti 1906 e deri me 1911, boton në Stamboll Elifbanë (Abetaren) Shqipe, veprën "Mendime" e libra te tjera.
Meqë ekziston një boshllëk informativ sa i përket jetës dhe veprës së Rexhep Vokës pas shpërnguljes së tij në Turqi, në shtypin shqipëtar të Bukureshtit po prezantojmë disa nga memorjet e bashkëfshatarëve të tij, duke shpresuar se kjo do të ndikojë që korrespondentët e revistës "Besa" të Stambollit, dhe shkencëtarët e shquar me prejardhje shqiptare nga Turqia etj, të na ofrojnë materiale të reja mbi identifikimin e varit dhe ndriçimin e plotë të biografisë së R. Vokës në Stamboll.
"Njeriu gjashtë profesione duhet të ketë për të jetuar jo vetëm një". Janë këto fjalët e Shukri Myrtezanit nga vendlindja e autorit të Abetares Shqipe, për të cilin thotë: "Kur ka hyrë Serbia në trevat shqiptare, më 1913,

Rexhep Voka, meqë pat vepruar aktivisht për arsimimin e shqiptarëve ne gjuhën amtare, iku në Bukuresht ai qe strehuar një muaj te Myrtë Hadra.
Nga ana e disa bashkëfshatarëve të tjerë të Shipkovicës, kuptojmë se Myrtë Hadra ka qenë njeri i mençur, ka kryer dyzet vjet gurbet në Rumnani dhe se e ka përkahur. Rexhep Vokën, gjatë qëndimit të tij në Bukuresht, edhe materalisht, meqë ka jetuar mirë dhe ka fituar nga nje lirë në ditë. La Shukri ndërkaq, për Rexhep Vokën shton se ka qenë i ndjekur edhe këtu, edhe atje, pra meqë "ka kërkuar katër kalemat" respektivisht Shqiperinë etnike me katër vilajetet e saj. Në Stamboll, R. Voka ka çuar jetë të vështirë, ka banuar në bodrum dhe ka siguruar ekzistencën, duke shitur libra e lule në treg të atjeshëm.
Nga ana e ish-drejtorit të Shkkollës Fillore "Rexhep Voka" të Shipkovicës, Mehaz Abdylit, kuptojmë se Mulla-Jaha ka qenë së pari nxëhës, pastaj administrator i R. Vokës në Manastir, si dhe themelues i seminarit teologjik shqiptär në Shkup.

Kur është shpërngulur R. Voka përfundimisht nga vilajeti i Shkupit, flitet se i paska thënë asokohe nxënesit të tij, Mulla Jahës, edhe këtë: "Or Mulla Jaha, unë do iki nga që Turqia po prishet në njërën anë,kurse Serbia dotë vërsulet trojeve shqiptare në tjetrë anë." Sipas rëfimeve të Mehmet Ismailit nga Shipkovica, të cilat u përkasin vitit 1987, R. Voka ka qenë i financuar.nga kasa e shoqërive shqiptare të Bukureshtit, kurse Shaip Xhemajliu shton se R. Voka e ka braktisur Shipkovicën duke qarë, si pasje e depërtimit të Sërbisë në këto anë. "R. Voka, vazhdon La Shuip, tërë jetën ka punuar për shqiptarët". Edhe ky shton se edhe Serbia edhe Turqia e kanë ndjekur, dhe se shiste libra e lule në treg të Stambollit.

Sipas rrëfimeve te minxhës Numan, babai të Zyhdiut, nga i njëjti fshat, e që i përkasin vitit 1985, R. Voka meriton të depërtojë në historinë shqiptare ngase nuk ështe bërë instrument i qeverive që kanë Vepruar kundër realizimit të aspiratave etnike e kombëtare të popullit shqipätar, R. Voka,shtonte asokohe i ndjeri xha Numan, ka vdekur në Stamboll, dhe e kanë gjetur “mbaj torr të patlixhanave". Ku e ka varrin Rexhep Voka?

Po i pyesim në këtë rast, bashkatdhetarët tanë nga qyteti i rilindasve tanë të shquar, Sami, Naim dhe Abdyl Frashëri. Pergijigjen e kësaj pyetjeje e presim nga ana e atyre që kanë respekt ndaj përkatsisë etnike shqiptare dhe figurave të shquara te Rilindjes sonë Kombëtare.

 

 
  Today, there have been 14 visitors (39 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free