shqiptarizmi
  Gergj Fishta
 

Gergj Fishta

(1871-1940)

Për nje gjysmë shekulli Gjergj Fishta ishte figura zotëruese e letërsisë shqiptare. Madje që në gjallje u kurorëzua me vlerësimin poet kombëtar. Ai është I pari shkrimtar madhor shqiptar, që gjithë jetën e tij krijuese (1900-1940) e kaloi në vendlindje , Shkodër,asokohe metropol kulturor I Shqipërisë. Fama e tij letrare nisi në fillim të këtij shekulli dhe arriti kulmin nga fundi I jetës së tij. Fishta u bë I njohur njësoj si brenda dhe jashtë vendit, kudo ku lexohej e vlerësohej krijimtaria letrare shqiptare.

Gjergj Fishta u lind në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës, më 23 tetor 1871. Studimet e para I kreu në Seminarin Françeskan të Shkodrës dhe më pas në Seminarin e Troshanit.

Këtu u shfaqën shkëndijat e para të talentit të tij poetic. Studimet e mëtejshme I mori në Bosnje, ku studioi filozofi dhe teologji.

Gjergj Fishta u bë protagonist I kulturës e I shoqërisë së kohës së tij: bashkëthemelues I shoqërisë Bashkimi në Shkodër (1899), që punoi për shqipen e përbashkët, fjalorin,alfabetin dhe botoi libra me vlerë kombëtare: kryetar I Komisionit të Alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit (1908). Fishta u bë drejtor I parë shqiptar I Shkollës Françeskane në Shkodër, ku futi shqipen si gjuhë mësimi: punoi për themelimin e “Komisisë letrare” (1916); të Liceut Françeskan në Shkodër (1921) dhe të Teatrit Kombëtar.

Më 1913, Fishta themeloi revistën zëmadhe, Hylli I Dritës, (një nga revistat më të njohura të kulturës shqiptare ), me të cilën nga revistat më të njohura të kulturës shqiptare), me të cilën bashkëpunoi deri në vdekje. Nën pushtimin austriak themeloi fletoren politike-letrare “Posta e Shqypnis” (1916), që doli dy vite rresht, dy herë në javë.

Fishta ishte deputet I Shkodrës në Parlamentin e parë shqiptar dhe nënkryetar I tij; përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Parisit (1919) dhe në Konferencën Ndërballkanike më 1930 e 1931.

Për veprimtarinë e tij poetike, arsimore ,atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia I dha dekoratën “Foenix” . Më 1939 Italia e bëri anëtar të Akademisë së saj.

Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

Vepra e Fishtës në letërsinë e në kulturën shqiptare është e shumanshme. Në fushën e letërsisë, ku punoi dyzet vite, deri në ditët e vdekjes , ai krijoi një vepër të madhe në të gjitha gjinitë. Me lahutën e Malcis, për të cilën sa ishte gjallë I pagëzua “epiku më I madh I shekullit” , ndërtoi epin shqiptar të shek.XX. Me veprat satirike Anzat e Parnasit e Gomari I Babatasit u bë satiriku më I njohur o letërsisë shqiptare. Me dy librat me lirika: Mrizi I Zanave e Vallja e Parrizit paraqiti botën e tij shpirtërore që ushqehej nga dashuria e dhimbja për atdheun. Një kërkim të vazhdueshëm bëri dhe në fushën e dramatikës, që nga melodrama e deri të tragjedia, duke shkruar vepra të tilla,si: Juda Makabe, e Jerina ose Mbretnesha e Luleve.

Fishta është I njohur me esetë dhe studimet për çështje të kulturës autentike shqiptare dhe për probleme estetike të artit. Në shkrimin Parathanja e Kanunit të Lektë Dugagjinit, ai bën një tipologji të kulturës shqiptare në gjirin e kulturave të tjera botërore.

Fishta shkroi një tip të veçantë të prozës, në fillim udhëpërshkrues e më vonë një shkrim dëshmues dhe komentues ,pra,eseistik: Lot gjaku, Një udhëtim nëpër Shqipëri të re.

Gjergj Fishta me veprën e tij krijuese himnizonte shqiptarin e përjetshëm duke kritikuar shqiptarin e përditshëm. Duke lidhur dy periudha të letërsisë shqiptare ai u bë njëkohësisht, protagonist I të dyjave.Urimi e mallkimi , që ndjekin njëri-tjetrin në veprat e tij, zbulojnë kontarstin e madh të këtyre dy përkatësive krijuese himnizuese e kritike njëherësh.

 

DRAMAT E FISHTËS

Gjergj Fishta ka botuar nëntë tekste dramatike. Këto pjesë ai I cilëson formalisht si tragjedi apo poema melodramatike e këngë melodramatike.Tematika e tyre ose është marrë nga antikiteti hebraik apo grek ose nga jeta shqiptare.

Nga përmbajtja, struktura dhe vlera dy veprat më të njohura dramatike të Fishtës janë: Jerina ose Mbretnesha e Luleve dhe Juda Makabe.

 
  Today, there have been 14 visitors (36 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free