shqiptarizmi
  UKSHIN HOTI
 

 

UKSHIN HOTI - NJË EMËR I PËRVEÇËM I LËVIZJES SHQIPTARE 1

Prishtinë, 15 mars 2000 (Kosova e lirë) - Nazif Hoti, i lindur në vitin 1919 në Krushë të Madhe, në vitin 1941, martohet me Fatime Rrustem Danën nga Xërxa. Edhe pse në kushte të vështira ekonomike e varfëri, ishim një çift i lumtur bashkëshortot, rrëfen loke Fatimja, nëna e Ukshin Hotit. Pas dy vjetëve martesë, na lidni djali i parë, Ukshini që ishte një gëzim i madh për ne. Më pas na lindën edhe pesë fëmijë të tjerë: Hidajeti, Ragipi, Myrvetja, Resmija e Afrimi. Pas lindjes së Ukshinit, Nazifi doli partizan, për të luftuar fashizmin e nacizmin gjerman dhe duke besuar se populli i Kosovës do t'i realizojë aspiratat shekullore, për t'u çliruar njëherë e përgjithmonë nga thundra serbe, siç u mor vendim në Konferencën e Bujanit.

PËR NJË QASJE SHKENCORE TË POLITIKËS NË KOSOVË

Në qoftë se përdorimi i nocioneve në jetën e përditshme është lidhur me dukuri të një rëndësie të caktuar shoqërore, atëherë nuk është krejt njësoj se ç'do të nënkuptohet realisht me to. Për shumicën e tyre supozohet se janë terësisht të njohura, por një analizë pak më e thelluar e përmbrajtjes së tyre nuk e përjashton mundësinë e kostatimit të kundërt, vetëm pjesërisht të saktë, ose edhe të manipulimit të qëllimshëm me përmbajtjen e tyre. Për këtë shkak, por edhe për shkaqe të tjera të lidhura me temën në shqyrtim, nuk do të ishte i tepërt precizimi i vetëm disa tyre, si, p.sh. i termave "politikë", "politikë e jashtme/ e mbrendshme", "politikë ndërkombëtare"...

Nga tri ciklet e letrave që Ukshini ia kishte dërguar motrës së tij Myrvetit, për lexuesit tanë po i shkruaj disa akcente nga njëra prej tyre e pabotuar - Më 11 nëntor 1997

Ukshin Hoti, Myrvete Kasumi, Mat. br. 6413 KPD, Rr. R. Gajdiq 102, 1800 Nish, 38000 Prishtinë

E dashur motër, Gjatë vizitës së djeshme (09.11.1997), më duket realisht mirë. Baba, që i drom lagshtisë dhe dimrit, më la përshtypjen se mbahej mirë, përkundrejt moshës së shtyrë dhe problemeve shëndetësore që e përcjellin kronikisht. Andini më gëzoi me sihariqin se Brisela qenka mirë, dhe se është më e mira ndër klasat e para të shkollës.

NË BURG ME UKSHIN HOTIN (2)

"Dua t'ju përshëndes vetëm me një: Mirupafshim!"
Sapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me të shpejtë vendosa të shkoj për t'u përshendetur me të, ngaqë kur arrijnë gardianët për ta marrë të burgosurin nuk lejojnë që me të të përshëndetesh ashtu siç ta do zemra. E dija edhe atë se gjatë të përshëndeturit do të bëhet kallaballëk. Dhomat i kishim një mur ndërmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hymë në dhomën e tij.

NË BURG ME UKSHIN HOTIN 1

Intelektual me njohuri e thellësi të rallë gjykimi
Kisha dëgjuar e lexuar aq shumë për profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por që asnjëherë nuk më kishte rënë ta takoja. Për herë të parë e takova në burgun "Dubrava" të Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej së largu nga shetitoret e pavijoneve. Unë isha në Pavionin C1 e ai në pavionin pranues. Edhe prej kësaj distance nuk e kishim vështirë (në që ishim këtej), ta dallonim:shtatëlartë, shpatullgjerë, pak i kërrusur dhe pothuajse gjithëherë me një mjegull tymi përreth, nga të pirët e shumtë të duhanit.

 
  Today, there have been 14 visitors (37 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free