shqiptarizmi
  Prof. Mehdi Hyseni
 


 









                  




Shkruar nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI

• Filozofia spekuluese politike nuk është substiut i lirisë dhe i pavarësisë së asnjë populli në botë. Andaj as i çlirimit, as i pavarësimit e as ribashkimit të kombit shqiptar në Ballkan. Përkundrazi, është instrumenti më lukrativ dhe më perfid i stimulimit dhe i “mbijetesës” së shtypjes, së shfrytëzimit dhe të tiranisë së hegjemonizmit dhe të imperializmit sllav në Ballkan (në kuptimin e ngushtë).
• Rasti i Brodecit, ku më 7 nëntor 2007 u vranë 6 dhe u plagosën 12 shqiptarë nga forcat speciale policore të “qeverisë maqedone”, është edhe një dëshmi më tepër se shqiptarët në “Maqedoni”, edhe në dekadën e parë shekullit XXI, ende janë vetëm “monedhë kusuri” dhe “material konsumi” të “mënysë ditore” të politikës “maqedone” dhe shqiptare (PDSH dhe BDI).

Historia e derisotme e bashkësisë ndërkombëtare ka provuar se, politika e gabuar dhe e dështuar ka shkaktuar vatra të krizës dhe luftërave tragjike në dimensione rajonale dhe botërore. Si rrjedhim, kështu, po ndodh sot, edhe me shpërthimin e vatrave të krizës dhe të konflikteve të armatosura në hapësirat e Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Për fat të keq tonin, këtë e provoi edhe rasti i Brodecit, ku më 7 nëntor 2007 u vranë 6 dhe u plagosën 12 shqiptarë nga forcat speciale policore të “qeverisë maqedone”, është edhe një dëshmi më tepër se shqiptarët në “Maqedoni”, edhe në dekadën e parë shekullit XXI, ende janë vetëm “monedhë kusuri” dhe “material konsumi” të “mënysë ditore” të politikës “maqedone” dhe shqiptare (PDSH dhe BDI).

Nuk ka dyshim se, e dhimbshme dhe tragjike është edhe rasti i vrasjes dhe i plagosjes së shqiptarëve nga sulmi terrorizues ushtarko-policor i bashkëqytetarëve tanë të Brodecit të Malësisë së Tetovës, ku nga plumbat dhe granatat e okupatorit sllavobullgar gjetën vdekjen 6, u plagosën 12 , u arrestuan dhe u burgosën dhjetra shqiptarë. Mirëpo, këtë “incident” të armatosur dhe terrorizim shkatërrues të popullatës dhe të Brodecit shqiptar nga ana forcave speciale të “qeverisë maqedone” e bën edhe më të dhimbshëm , edhe më tragjik statusi i pazgjidhur politko-kombëtar, juridiko-kushtetues dhe social i shqiptarëve në “MaqedonI” që nga pavarësimi i kësaj republike sllavobullgare nga ish-Jugosllavia (Serbia e Madhe e Titos, e Rankoviqit, e Llazar Kolishevskit, e Kërste Cërvenkovskit, e Kiro Gligorovit ..., etj.) në fillim të dekadës së fundme të shekullit XX.

Me gjithë pohimet dhe trajtesat e deritashme të masmediave të ndryshme të Shkupit zyrtar të “Maqedonisë”, si dhe të atyre ballkanike sllave, nuk mund të merren të sakta dhe objketive, se Brodeci ishte vetëm viktimë e ”përleshjes dhe e qërimit të hesapeve të disa grupeve të armatosura paramilitare shqiptare që, për qëllim të fundit kanë destabilizimin e Maqedonisë”. Problemi është shumë më i thellë dhe më kompleks sesa një vlerësim i tillë tendencioz fragmentar politiko-propagandistik antishqiptar i “shpjegimit” të rastit të Brodecit të përgjakur më 7 Nëntor 2007.

Edhe Brodeci me viktimat e tij të fundit, nuk mund të shikohet si “rast i izoluar”, që ka të bëjë vetëm me mosmarrëveshjet dhe me qërimin e hesapeve shqiptare-shqiptare, por, para së gjithash, është i ndërlidhur me gjendjen e mjerueshme politiko-ekonomike dhe demokratike, si dhe me statusin e përgjithshëm të shqiptarëve në “Maqedoni”, në veçanti pas nënshkrimit të “Marrëveshjes së Ohrit”, si rrjedhim i arritjes së kompromisit politik midis Arben Xhaferit, Ymer Ymerit dhe Ali Ahmetit dhe “qeverisë maqedone” në dëm të së drejtave dhe lirive politike, kombëtare, ligjore, kushtetuese dhe ndërkombëtare të popullit shqiptar në “Maqedoni”.

Shkaku kryesor pse ka ndodhur sot “rasti Brodec” dhe, për fatkeqësinë tonë të mëtjeme gjithëkombëtare, nuk përjashtohet mundësia që, nesër të ndodhë, edhe ndonjë një brodec tjetër me përmasa edhe më tragjike se Brodeci, se Slupçani, se Tanusha, se Kondova e djeshme, është politika e gabuar shqiptare në “Maqedoni”, e cila,kryesisht është sajesë e kryeliderëve të PDSH-së dhe të BDI-së.

Jo filozofë devijantë, por politikanë dhe luftëtarë të urtë dhe vizionarë

Filozofët dekadentë utopistë, neoliberlilistë dhe antirealistë shqiptarë, as të huaj, nuk ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur koloniale shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Përkundrazi, ata me idetë, me konceptet dhe me “filozofinë” e tyre spekuluese, të ndërgjegjës dhe të etikës së kalbur njerëzore, profesionale, nacionale dhe ndërkombëtare atë e bëjnë edhe më konfuze, edhe më të errët dhe më të mjegullueshme dhe, gjithnjë të pazgjidhur, me qëllim që ta ndërtojnë kultin dhe “identitetin” e tyre “filozofik” për të arritur “kompromis politik” me “qeverinë maqedone” për të shtypur dhe shuar në gjak çdo përpjekje, çdo iniciativë dhe çdo kontribut në favor të politikës dhe të luftës antikoloniale shqiptare jo vetëm në “Maqedoni”, por në të gjitha territoret e copëtuara dhe të kolonizuara të gjysmës së Shqipërisë Etnike(Kosovë, Anamoravë, Malësi e Madhe e Mbishkodrës, Iliridë dhe Çamëri).

Parimisht dhe objektivisht për të arritur objektivin e realizimit të drejtës së drejtës historike dhe të vetëvendosjes, kombit shqiptar në Ballkan, nuk i nevojitet kurrfarë “kalibri” filozofësh të politikanëve dhe të luftëtarëve të dështuar apo të vonuar, sepse të gjithë ata “filozofinë e shkrirë” të tyre, verbërazi dhe, për qëllime përfituese dhe karrieriste politike për të qëndruar sa më gjatë në “pushtetin shtetëror maqedon” e kanë investuar dhe shpenzuar në “konton” e politikës së tyre tregtare antikombëtare shqiptare.

Në vend se, “elitat politike” shqiptare në “Maqedoni”, të përfitonin nga krijimi i rrethnave dhe i realiteteve të reja politike, strategjike, ekonomike, demokratike dhe integruese në Evropën Juglindore, së këndjemi, duke i ndjekur edhe paradigmat e tilla pozitive progresive edhe në “Ballkanin sllav”, ato dështuan në formimin e vetëdijes nacionale dhe nacionaliste demokratike të shqiptarëve, kur është fjala për mbrojtjen e interersit të përgjitshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Ballkan.

Si shkak dhe pasojë e një logjike të tillë të sëmurë filozofike utopiste dhe ekzistencialiste, kryeliderët e PDSH-së dhe BDI-së, morën “rrugën e politikës së dreqit”, duke u rreshtuar në kampin e politikës dhe të praktikës së “qeverisë maqedone” për të zhvilluar veprimtari të përbashkët politike antishqiptare.

Këtë kurs negativ të “filozofisë politike” ekzistencialiste dhe dekadente të kryeliderëve Xhaferi – Ahmeti, e provoi edhe aktiviteti i tyre i njësuar dhe i përbashkët në kuadrin e “qeverisë maqedone”, e cila, e mbështetur drejtazi dhe zhdrejtazi nga kryeliderët e theksuar dhe nga ministart e tyre të tipit “zylo” ose “zero” krejt njësoj, në kontinuitet është duke zhvilluar veprimtari shtetërore terroriste kundër kombit shqiptar në “Maqedoni”, që ka për qëllim të parë dhe të fundit: kontestimin dhe mohimin e së drejtës historike, të së drejtës së vetëvendosjes, si dhe legjitimitetin e legalitetin e brendshëm dhe ndërkombëtar në krijimin e shtetit të vet sovran.

Kohëve të fundit, si rasti i Brodecit, ashtu edhe rasti i përdhosjes së flamurit kombëtar shqiptar nga qarqet nacionalshoviniste dhe fashsite bullgaromëdha zyrtare “maqedone”,na detyrojnë që t’ i përsërisim konstatimet dhe vlerësimet tona, të pasqyruara, para shtatë vitesh (duke marrë parasysh luftën e UCK-së së vitit 2001, ndërprerja e së cilës ishte fatale si për viktimat shqiptare, ashtu edhe për fatin e statusit të ardhshëm politik, juridik, kushtetues, kombëtar dhe ndërkombëtar të popullit shqiptar në “Maqedoni”) se arritja e “Marrëveshjes së Prizrenit”(19 Maj 2001) midis kryeliderëve politiko-ushtarakë (Arbër Xhaferi, Ymer Ymeri me “uniformë” civile-politike dhe Ali Ahmeti me uniformë ushtarake) ishte hapi i parë i tradhtisë ndaj të së drejtës historike, kombëtare dhe të vendosjes së popullit shqiptar në “Maqedoni”, kurse hapi i dytë i tradhtisë dhe i mashtrimit, po ashtu, në planin kombëtar dhe ndërkombëtar ishte përfundimi i “Marrëveshjes së Ohrit”, më 13 Gusht 2001.

Pse këto akte të theksuara politike (të nënshkruara nga ana e liderëve të thekasuar “politikë” dhe “filozofikë” “vetëmashtrues”) i quajmë “akte tradhtie”, sepse në brendinë e tyre përmbajtësore nuk kanë sanksionuar klauzolën ligjore juridiko-kushtetuese kombëtare dhe ndërkombëtare se populli shqiptar gëzon të drejtën e vetëvendosjes dhe të sovranitetit, ashtu sikurse “populli maqedon”, i cili as de facto, as de jure, as historikisht nuk gëzon një të drejtë të tillë, sepse është kolonizues dhe okupator i përkohshëm në truallin etnik shqiptar në “Maqedoni”, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

Pikërisht, në saje të marrëveshjeve të theksuara, të nënshkruara nga pala kapitulluese politiko-ushtarake antishqiptare, popullit shqiptar mbi 50% në “Maqedoni” (edhe pse është autokton në shtëpinë e tij, edhe pse është komb në numër më të madh sesa “sllavomaqedonët, edhe pse e gëzon të drejtën historike dhe të drejtën e vetëvendosjes, që të ketë shtetin e vet kombëtar, jo të jetë “shtesë bashkëdyzuese” e konglomertatit “kombëtar-shtetëror” sllavomaqedon) në sy të tërë botës demokratike dhe përparimtare, jo vetëm se iu mohua e drejta historike, e drejta sovrane dhe e drejta e vetëvendosjes, por ai, me Kushtetutën, me ligjet e “Maqedonisë dhe me marrëveshjet e theksuara “humane dhe juridike ndërkombëtare”(participues, mbështetës dhe nënshkrues të së cilave janë edhe politikanët, ushtarakët dhe demokratët e theksuar shqiptarë), por u përjashtua krejtësisht nga kushtetuta ekzistuese e “Maqedonisë” si komb shtetërformues.

Konvertimi i kombit shqiptar në “Maqedoni” në “pakicë kombëtare”, është një nga argumentet kryesore të politikës tradhtuese dhe dështuese antikombëtare shqiptare të kryeliderëve të theksuar fatkeqë, të cilët për interesa të tyre të ngushta karrieriste personale, grupore, ideologjike dhe partiake, me vetëdije të plotë të “filozofisë” së tyre politiko-ushtarake, sakrifikuan të drejtën e vetëvendosjes së kombit shqiptar në “Maqedoni”.

S’ka dyshim se, një politikë dhe praktikë e tillë revanshiste dhe vandaliste e tradhtuese e “ elitës politiko-filozofike” Xhaferi-Ymeri-Ahmeti me dëmet dhe me pasojat e saj antikombëtare dhe antindërkombëtare, ende po ndikon negativisht në nxitjen e përçarjes, të mosmarrëveshjeve dhe të mosunitetit të popullit shqiptar në “Maqedoni”.

Sa më sipër, këto janë shkaqet dhe pasojat kryesore, pse, edhe sot, shqiptarët indigjenë në “Maqedoni” kanë statusin e “pakicës kombëtare dhe trajtohen si qytetarë të “rendit të dytë” sipas ligjeve dhe Kushtetutës raciste, segreguese dhe aparteide në fuqi të “shtetit maqedon”.

Këto janë arsyet kryesore pse kombi shqiptar është i pakënaqur me statusin politiko-ekonomik, demokratik, juridiko-kushtetues dhe ndërkombëtar në “Maqedoni”. Në këtë kontekst, duhet të shikohen thellësisht edhe Sllupçani, edhe Tanusha, edhe Kondova, edhe Shipkovica dhe, së fundi, edhe Brodeci, sepse nesër do të jetë shumë vonë. – Alternativa e së keqes, e tradhtisë, e mashtrimit dhe e shfrytëzimit nga “politikanët filozofë” të theksuar, është arritja, vendosja dhe mbrojtja me çdo kusht: e lirisë, e rendit, e drejtësisë, e demokracisë dhe e pavarësisë së qenies kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve jo vetëm në “Maqedoni”, por në mbarë trevat e Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Në “Maqedoni”, do të keqë qetësi, paqe, siguri, koekzistencë, demokraci, plutralizëm, bashkëpunim dhe stabilitet ndërnacional, vetëm, po qe se, që tani krijohen kushtet politike për ndryshimin me procedurë të shkrutër të kushtetutës në fuqi dhe, në vcend të saj, të hartohet një kushtetutë e re, ku shqiptarët, do të jenë komb i barabartë me atë “maqedon”. Domethënë, ashtu si kam sugjeruar këtu e shtatë vjet më parë, për t’u arritur ndonjë kompromis i mirfilltë dhe objektiv politik ndërmjet palës shqiptare dhe asaj “maqedone”, si faktori politik shqiptar,ashtu edhe ai ndërkombëtar, para së gjithash dhe, në mënyrë urgjente, duhet të shqyrtojnë çështjen e federalizimit të “Maqedonisë”. Ndryshe, nëse nuk realizohet kjo kërkesë minimale e kombit shqiptar, në “Maqedoni”, gjendja politike dhe e sigurisë, jo vetëm se do të vazhdojë me brishtësitë dhe me paradokset e saj të deritashme politike, por ekziston rreziku real, se brenda një kohe të shkurtër, do të vijë në shprehje dekompozimi total i kësaj republike artificiale jugosllave-serbosllave, si pasojë e diskriminimit dhe e mohimit të drejtës së vetëvendosjes së popullit shqiptar në “Maqedoni”.

Nëse, brenda një afati shumë të shkurtër nuk vjen në shprehje federalizimi i “Maqedonisë”, atëherë, shqiptarët e asaj republike kanë plotësisht të drejtë morale, historike, legjitime dhe juridike ndërkombëtare që të ushtrojnë kërkesën për bashkimin me Kosovën dhe me Shqipërinë. Tjetër alternativë dhe zgjidhje politike nuk ka për shqiptarët në "Maqedoni" ose federalizim pa kusht, ose bashkim me Kosovën dhe me Shqipërinë Mëmë.

 
  Today, there have been 18 visitors (55 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free